Vendosni fjalën kyçe....

Berisha krahason veten me Trumpin: Edhe ndaj meje u krye atentat jo me armë por me hekura


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë nga ballkoni i shtëpisë ka krahasuar veten me Donald Trumpin pasi këtij të fundit ju krye një atentat me armë.

Berisha tha se e ndjen më shumë se të tjerët atentatin e kryer ndaj ish-presidentit dhe kandidatit për president të ShBA-ve.

Kreu i PD-së përmendi rastin e goditjes me grusht rreth një vit më parë kur një person e goditi në sy duke i shkaktuar hematomë.  

“Si një politikan i cili pak kohë më parë provoi një atentat, jo me plumba por me hekura të organizuar nga Edi Rama, Taulant Balla, Ardi Veliu, me agjentin e policisë kriminale ‘leva’ vetëm e vetëm se Edi Rama donte të kremtonte samitin e lidervë europian në Tiranë, duke i mbyllur gojën opozitës së mallkuar, liderit të saj.

Natyrisht pasi kishte dështuar me të gjitha mjetet e tjera, ndërmori një akt inextremis.

Pra e ndjej pak më shumë se të tjerët, aktin e urryer terrorist që u ndërmor mbrëmë për vrasjen e presidentit Donald Trump në aktivitetin elektoral në Pensilvani.

Në këtë rast, unë dua të them dy fjalë se mbjellja e urrejtjes ndaj opozitës dhe vendosja e saj në persekutim, proceset politike të pafundme, janë virusi i akteve terroriste.

Janë shpërthimi, apo organizimi i akteve me të cilat synohet të mposhtet vullneti i qytetarëve, të mposhtet vota e qytetarëve dhe të vendoset me metoda të tjera, mesjetare antidemokratike.

Në këtë kontekst, unë kam besim se hetimi do të nxjerrë të gjithë përgjegjësitë e këtij atentati terrorist që ka tronditur botën, në Pensilvani”-deklaroi Berisha.