Spanja është shpallur fituese kampionatit evropian të futbollit.
“Furia e kuqe” fitoi përballë Anglisë.
Ekipi spanjoll fitoi me rezultatin 2-1.
Golat për spanjollët u shënua nga Niko Williams në minutën e 47’ dhe Oyarzabal në minutë e 86’.
Ndërsa goli i barazimit i Anglisë u shënua nga Palmer në minutën e 73’.
Kjo është finalja e dytë radhazi për Anglinë që humbet.
Ndërsa për Spanjën ky është evropiani i katërt i fituar në histori.