Vendosni fjalën kyçe....

“Hej oficer” – Video e re e atentatit ndaj Trumpit, qytetarët njoftuan në kohë policinë pasi pikasën 20-vjeçarin mbi çati


Videoja e mëposhtme tregon se policia dhe shërbimet e tjera të sigurisë kishin mjaftueshëm kohë për të eliminuar rrezikun nga atentatori 20-vjeccar i cili plagosi ish-presidentin Donald Trump dhe vrau një person.

Në videon e filmuar nga një pjesëmarrës në tubimin e kandidatit republikan duket qartazi atentatori Crooks që zvarritet mbi ccatinë e magazinës nga ku qëlloi.

Ata tregojnë me dorë nga Crooks dhe lajmërojnë edhe oficerët e policisë po ata e marrin me terezi dhe nuk nuk marrin asnjë masë ndërsa pak çaste më pas 20-vjeccari qëllon disa plumba para se të eliminohej nga shërbimi i sigurisë.

Pikëpyetje të forta ndaj Shërbimit Sekret dhe policisë janë ngritur pas atentatit të dështuar ndaj Donald Trumpit.

Në videot e publikuara pas atentatit, dy oficerë të Shërbimit Sekret duken qartazi që e kanë në shënjestër atentatorin duke e qëlluar për vdekje vetëm pasi ai kishte plagosur ish-presidentin dhe vrarë një pjesëmarrës në tubim.

Atentati ndaj Donald Trumpit ka ngritur dyshime mbi një sabotim të mundshëm të kandidatit republikan. është i dyshimtë mospikasja e atentatorit nga shërbimet e sigurisë, ndërkohë që ai është parë qartazi nga dhjetëra qytetarë duke hyrë në zonën ku po mbahej tubimi, i armatosur me një pushkë sulmi dhe duke u zvarritur mbi çatinë e ndërtesës nga ku qëlloi.

Ai u eliminua vetëm pasi kishte qëlluar Donald Trumpin i cili shpëtpo fatmirësisht falë një lëvizjeje në ccastin e fundit të drejtimit të kokës.

Po kështu një dëshmitar tjetër pohoi dje se e kishte pikasur 20-vjeccarin që qëlloi ndaj Donald Trumpit dhe kishte njoftuar si policinë ashtu edhe shërbimet e sigurisë po ata nuk kishin marrë asnjë masë.

Ekspertë të fushës kanë pohuar se është krejt e dyshimtë dhe mister shkelja e perimetrit të sigurisë, mospikasja e atentatorit dhe eliminimi i tij pasi kishte qëlluar disa plumba ndaj Donald Trumpit.