Seanca ndaj Dritan Dajtit u shty për në 23 korrik pas kërkesës së të pandehurit për të depozituar provat e tij para gjykatës dhe për të marrë në shqyrtim provat e depozituara tashmë nga prokuroria.
Në seancën e sotme, Dajti kërkoi konstatimin e kryerjes së dënimit të dhënë nga gjykata e Apelit, e cila e dënoi me 25 vite burg, dënim te cilin pala mbrojtëse thotë që e ka mbaruar në 4 Korrik.
Dritan Dajti nuk u shoqëruar në ambientet e gjykatës së Elbasanit pas një vendimi të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për arsye sigurie. Gjykata realizoi lidhjen audio dhe video me burgun e Peqinit për të garantuar seancën.
Dritan Dajti: Kam marrë njoftime të njëpasnjëshme nga gjykata për zhvillimin e kësaj seance. Asnjë njoftim i ngjashëm me të parin. Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonferencë. Gjykata të tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe unë të kem drejtësinë e munguar.
Dritan Dajti: Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrje e palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës se interesuar (pra unë). Nëse ju nuk me pranoni në gjykate, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit te deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi qe keni vendosur ju, pa praninë time?
Dritan Dajti: Jam unë personi i interesuar për zhvillimin e kësaj seance.
Avokatët: Kërkojmë pjesëmarrjen në gjykatë të Ievp Peqin sepse po mban peng Dritan Dajtin.
Ndërkohë gjykata ka vendosur të vijojë gjykimin pa praninë e IEVP Peqin.
Dritan Dajti: Po mbahem padrejtësisht në burg. I jemi drejtuar gjykatës pasi Ievp nuk zbaton vendimin për mbarimin e gjykimit. Vendimi 1108 datë 11.05.2020 i gjykatës së Elbasanit (i konfirmuar nga gjykata e Apelit) për dënimin tim ka qenë i formës së prerë dhe ka përfunduar në 4 korrik 2024. Ky vendim nuk është ankimuar asnjëherë nga asnjë pale. IEVP Peqin nuk i kthen asnjë përgjigje kërkesave të mia apo të avokatëve për konstatimin e kryerjes së vuajtjes së dënimit.
Byroja për mbrojtjen e të burgosurve ka paditur penalisht drejtorin e Ievp Peqin për “shpërdorim detyre” dhe “mbajtjen e padrejtë të dënuarit në burg”.