Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Deklarata e Dumanit konfirmon pazarin Rama-Berisha kundër drejtësisë


Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka publikuar një video nga deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend, ku Dumani tha se nga amnistia e votuar nga 117 deputetë përfituan edhe të dënuar nga GJKKO.
Basha tha se kjo deklaratë konfirmon pazarin Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe se ky pazar vazhdon me sabotimin e reformës zgjedhore dhe goditjen e SPAK, që synon të mbajë Ramën në pushtet dhe të lejojë Berishën të vazhdojë teatrin politik.
“Kushdo që kishte ndonjë dyshim për pazarin Rama-Berisha kundër drejtësisë, tanimë, i ka me fakte.
117 persona të dënuar ose në ndjekje penale për korrupsion nga SPAK/ GJKKO përfituan nga amnistia Rama-Berisha.
40 persona të dënuar për korrupsion u liruan.
65 të dënuar për korrupsion përfituan zbritje dënimi.
12 persona u përjashtuan nga ndjekja penale për korrupsion.
Pazari i nisur me amnistinë vazhdoi me sabotimin e Reformës Zgjedhore, me vulën dhe vijon me goditjen ndaj SPAK-ut.
Thelbi i marrëvshjes është që Rama të mbaj pushtetin, ndërsa Berisha të vijojë teatrin, gjasme, opozitar”, shkruan Basha.