Vendosni fjalën kyçe....

Dy punëtorë u rrëzuan nga lartësia, arrestohen dy inxhinierët në Kamëz


Foto ilustruese

Dy inxhinierë kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet.

Në objektin që po ndërtohet nga firma ku punojnë këta dy inxhinierë, dy punëtorë u rrëzuan nga lartësia, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Arrestimi i B.Sh., 39 vjeç dhe M.N., 26 vjeç u bë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 13:00 sipas policisë në Kamëz, kur B.B., 58 vjeç dhe Q.K., 48 vjeç u rrëzuan nga lartësia.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. 

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë”.