Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për të forcuar sundimin e ligjit.
Në një njoftim të fundit nga Ambasada e SHBA, bëhet e ditur se OPDAT (Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training) zhvilloi një seminar koordinues në Shkodër për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga OPDAT, ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistance Program), FBI dhe prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani.
Diskutimet u përqëndruan në prioritete të rëndësishme për SPAK-un dhe sfidat përpara tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.