Vendosni fjalën kyçe....

Kërkuan regjistrimin e fëmijëve me të drejta mëmësie të barabartë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e çiftit LGBT


Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i lesbikeve që u martua pak kohë më parë në Bashkinë e Tiranës.

Ato kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta. Pavarësisht kërkesës së tyre, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën.

Vendimi u dha nga kolegji administrativ ndërkohë që të pranishme ishin edhe Ahmetaj dhe Mara.

Të dyja zonjat të cilat u kurorëzuan martesë pak javë më parë kishin paditur zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan gjykatës së lartë që ta detyrojë ti regjistrojë dy binjakët  me nëna paditëset.

Gjatë seancës avokatja kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në gjykatën kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative.

Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.