Autoritetet në Paraguaj sekuestruan mbi 4 ton kokainë me një vlerë tregu prej rreth 240 milionë dollarë brenda një ngarkese sheqeri që ishte destinuar për në Belgjikë, tha të martën agjencia kundër drogës e vendit (Senad).
Operacioni quajtur “Sweetness” – është më i madhi në historinë e vendit dhe u krye në portin detar të kryeqytetit Asuncion, sipas Senad.
Senad tha se pasi “zbuloi një dërgesë të dyshimtë” u koordinua me agjencitë e tjera qeveritare për të kryer kapjen e drogës, duke shtuar se aktualisht po inspektohen më shumë kontejnerë dhe se “të gjitha procedurat hetimore janë fokusuar në strukturën kriminale që vuri në lëvizje logjistikën e duke mobilizuar megangarkesat kryesisht për kontinentin evropian.”
Një person është arrestuar, një shofer kamioni që dyshohet se e transportoi ngarkesën e drogës në portin detar, tha ministri, Jalil Rachid për rrjetin paraguaian ABC.
Rachid nuk dha shumë detaje për hetimin, por tha se një grup i organizuar kriminal ka të ngjarë të qëndronte pas dërgesës.
“Në ditët e sotme, droga nuk largohet nga Paraguaj, droga është konfiskuar këtu në territorin tonë, dhe tani sfida e madhe është parandalimi i hyrjes së drogës në Paraguaj, është e qartë se vendi nuk është një prodhues kokaine,” tha presidenti i Paraguajit Santiago Peña për mediat lokale.
Peña tha se vendi “përdoret si rrugë droge dhe padyshim që goditja do të dekurajojë trafikantët.
“Unë mendoj se ky është një sinjal i dërguar grupeve të krimit të organizuar për të ndaluar përdorimin e Paraguait, sepse ata do të përballen me autoritetet që janë të vendosura kundër drogës,” tha presidenti.