Vendosni fjalën kyçe....

“Dosja 5D”, Teliti: S’do ketë aministi për drejtorën e bashkisë që gllabëruan 30 milionë euro, Rama e Veliaj në burg


Këshilltari bashkiak i PD-së Dorjan Teliti tha sot se për drejtorët hajdutët që kanë gllabëruar 30 milionë euro nga taksapaguesit nuk do ketë amnisti.

Ai foli në protestën e opozitës para bashkisë Tiranë lidhur me dosjen 5D.

Teliti theksoi se për ata që kanë shkatërruar Tiranën duke ndërtuar kulla për miqtë e tyre ndërsa përsëriti thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Ramës dhe kryebashkiakut Veliaj.

“Nuk ka amnisti për drejtorët që në bashkëpunim kanë gllabëruar 30 mln euro nga taksapaguesit e Tiranës. Nuk ka amnisti për ata që po shkatërrojnë Tiranën çdo ditë e po ndërtojnë kulla për miqtë e tyre oligarkë. Nuk ka amnisti për ata që taksat e Tiranës nuk i kthyen në shërbime por i vodhën. Nuk ka amnisti për askënd që vjedh të ardhmen dhe të tashmen e fëmijëve tanë. 17 herë jemi mbledhur para godinës së korrupsionit. Rama dhe Veliaj, largohuni një orë e më parë, vendi juaj nuk është në zyrat e shtetit por në burg. Amnisti për kriminelët nuk ka, populli foli e do të flasë!”, tha ai.