Shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë tre fëmijë si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të së enjtes në qytetin jugor francez të Nices.
Prokurori vendas tha se zyrtarët po hetonin zjarrin si një sulm i mundshëm për zjarrvënie.
Nga flakët u përfshinë katet e sipërme të një blloku apartamentesh në zonën Moulins të Nicës, afër aeroportit të qytetit.
Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha mes personave që kishin humbur jetën ishin dhe tre fëmijë.
Raportet lokale thanë se shtatë viktimat ishin të gjitha pjesë e së njëjtës familje dhe fëmijët që vdiqën ishin të moshës pesë, shtatë dhe 10 vjeç. Dy persona thuhet se janë përpjekur të arratisen nga një dritare poe për pasojë njëri prej tyre nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe tjetri është në gjendje kritike.
Kryetari i bashkisë së Nicës, Christian Estrosi tha se numri i njerëzve të katastrofës ishte jashtëzakonisht i lartë. Përveç shtatë viktimave, 30 persona të tjerë janë asfiksuar tymi.
“Kam kërkuar nga ministri i brendshëm të vendosë forca sigurie për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të shmangur incidentet e reja pas kësaj tragjedie që po hetohet si zjarrvënie e mundshme,” tha ai, shkruan Yahoo.news.