Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: PD-ja drejtohet nga “berishizmi”, s’kam qenë peng i idhujtarisë


Deputeti i Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin “Open” se u largua nga Grupi Parlamentar i PD-së për shkak të Sali Berishës.

Sipas tij berishizmi ka drejtuar partinë dhe largimin e bëri për koherencë qëndrimi.

Madje ai tha se me Berishën është ndarë 12 apo 13 vite më parë.

“U largova nga grupi që ka për kryetar partie Sali Berishën! Berishizmi ka qenë ajo më të cilën partia është drejtuar. U largova për koherencë qëndrimi, nuk bëra betejën duke vrapuar pas vulës apo siglës. Ndarjen me Sali Berishën e kam bërë 12 apo 13 vjet më parë. Në politikë duhet koherencë dhe cipë, pas 11 qershorit, kur Apeli shpalli vendimin e formës së prerë, u mbyll përfundimisht kjo çështja e vulës apo logos. Unë kam mbajtur qëndrimet bazuar në disa vlera, s’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë”, tha Alibeaj.

Më tej ai tha se me Sali Berishën e ka ndarë “berishizmi, marrëdhënia që ka mbajtur me drejtësinë, me partnerët ndërkombëtarë të PD dhe të Shqipërisë.”