Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen dy automjete, plagoset një person


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Spitenit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali aty pranë, duke shkaktuar dëme në 8 mjete të tjera të parkuara.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, një person është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.