Një shpërthim plagosi të paktën shtatë qytetarë në një zonë pranë konsullatës amerikane në Tel Aviv në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Një burrë rreth të 30-tave dhe një grua rreth të 20-ave u plagosën nga droni dhe u dërguan në spital, ndërsa të tjerët pësuan lëndime më të lehta, sipas Times of Israel.
Shpërthimi u parapri nga një zhurmë e madhe fërgëlluese, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes si dhe pamjet e kamerave të kontrollit dhe kamerave të sigurisë që qarkullonin në internet. Një numër i madh policish shkaun në vendngjarje, duke studiuar copëzat dhe mbeturinat për të përcaktuar nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një dron, raportojnë mediat vendase.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) po hetojnë shpërthimin, duke shtuar se nuk u dëgjuan sirena ajrore përpara shpërthimit.
“Shpërthimi me sa duket ndodhi në lartësi”, citoi Haaretz policinë.
“Ende nuk e dimë se çfarë ishte. Tani për tani po pastrojmë zonën.”
Incidenti ndodhi më pak se disa qindra metra larg ndërtesës së ish-ambasadës amerikane në Tel Aviv në rrugën “Shalom Aleichem”, raportojnë mediat lokale. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga autoritetet për shkakun e shpërthimit, ndërsa IDF dhe policia e Tel Avivit vijojnë të hetojnë incidentin.
Ndërkohë, rebelët Houthi të Jemenit dyshohet se kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin. “Operacioni specifik, hollësitë e të cilit do shpallen, kishte në shënjestër Tel Avivin në Palestinën e pushtuar”, shkroi zëdhënësi i Houthi, Gjeneral Brigade Yahya Saree në X.