Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit mëngjesin e sotëm.
Sipas policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Informacion paraprak/Rreth orës 08:40, është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit, shtetasi K. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, i cili dyshohet se është mbytur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”.