Papa Françesku tha këtë të premte se Lojërat Olimpike do të mund të ofrojnë mundësi për unitet kombëtar në Francë.
“Shpresoj se organizimi i këtyre Lojërave do të jetë për të gjithë popullin francez një mundësi e madhe për harmoni vëllazërore që, duke kaluar përtej dallimeve dhe kundërshtimeve, dhe të lejojë forcimin e unitetit të kombit”, shkroi Papa në një mesazh drejtuar kryepeshkopit të i Parisit, Laurent Ulrich.
Thirrja e kreut të Kishës Katolike mbarëbotërore vjen mes një ngërçi në politikën franceze, pasi zgjedhjet e lanë vendin pa ndonjë rrugë të qartë për formimin e një qeverie të re.
Papa Françesku përsëriti gjithashtu thirrjet për një armëpushim botëror në konfliktet gjatë Lojërave, të cilat zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.
“Në këtë periudhë të trazuar në të cilën paqja botërore kërcënohet seriozisht, shpresoj që të gjithë të jenë të përkushtuar për të respektuar këtë armëpushim me shpresën për të gjetur një zgjidhje për konfliktet dhe një kthim në harmoni,” tha ai, shkruan Barrons.