Pa praninë e opozitës, në komisionin e Posaçëm antikorrupsion u prezantua dokumenti analitik që do të përgatitet nga grupi i ekspertëve.
“Sot hedhim hapin, fillimin e fazës së parë, përgatitjen e analizës.”– tha Xhafaj.
Duke iu referuar edhe raportit të fundit të DASH, Digjitalizimi u theksua nga grupi i ekspertëve si një mjet që ka ndikuar në uljen e korrupsionit, ndërsa fokusi do të jetë të Inteligjenca artificiale.
“Deri tani kemi investuar shumë në digjitalizim, qëllim lehtësimi i qytetareve bizneseve, akses i barabartë dhe ulja e korrupsionit. Kryereformë e-elbania, një revolucion. Ambicia është për shumë më tepër, të shkojmë përpara.
Të shfrytëzojmë potencialin që ka inteligjenca artificiale. të përmirësojmë shërbimet dhe t’i garantojmë ato. Në vizionin 2030 të mendojmë një strategji të qartë si t’i çojmë përpara investimet në sistemin e digjitalizimit.
Si do çojmë para kërkimin shkencor, si të rrisim kapacitetet e administratës. Fokus qëndrueshmëria kibernetike dhe garantimi i të dhënave”.- u shpreh Kushi.
Etilda Gjonaj foli për rëndësinë e parandalimit të korrupsionit politik, me theks ndër të tjera në pastërtinë e figurës së zyrtarëve dhe kontrollin e financimit të partive. Në fokus për herë të parë do të jetë edhe lufta kundër korrupsionit në privat.
“Presim raportin e BE për shtetin e së drejtës. Dy udhërrëfyes të miratuar në 2023 nga qeveria dhe pritet udhërrëfyesi i tretë për funksionin e institucioneve të pavarura, parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit politik. (për zyrtarët e lartë, të zgjedhur dhe vetë partive politike për të adresuar pastërtinë e figurës, konflikti i interesit, etj.
Transparencën e fushatave në parti, ligjbërje e pastër, rregullimin e çështjeve të lobimit, parandalim korrupsioni me fokus: ndalim konflikt interesi. kontroll figure, integritet kohëzgjatje në pozicione drejtuese.
Fokus te prokurimet publike, koncesionet, investimet strategjike, licencat etj. Luftë kundër korrupsionit në fushën e konkurrencës, tregut të lirë. Risi fokusi kundër korrupsionit në privat.”- tha Gjonaj.
Për deputetin Erion Braçe, problemi duhet adresuar te partitë politike dhe duhet të nxitet përkohshmëria në postet drejtuese.
“DASH vlerësoi se është bërë përparim kundër korrupsionit falë teknologjisë. “Dobësinë që ne kemi në korrupsionin e madh. Problemi të adresohet te partitë politike. Kontrolli i figurës të bëhet i detyrueshëm.
Kemi problem shumë të madh lidhur me kënetëzimin e nivelit të drejtimit të administratës. të nxitet përkohshmëria e drejtimit të shtetit. Një drejtues s’mund të shkojë me vite të tëra, aq më tepër që është i pazgjedhur. S’ka më keq kur korruptohen institucionet e antikorrupsionit.”- u shpreh Braçe.
Takimi i ardhshëm do të fokusohet tek lista e ekspertëve të nivelit të lartë që do të hartojnë draftin e dokumentit analitik sipas tre shtyllave kryesore: mirëqeverisje, çështje të antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit.