Vendosni fjalën kyçe....

Kalimi i vulës tek Berisha, Gjykata e Apelit zbardh vendimin: Autorizimi i Bashës nuk kishte më vlerë juridike pasi dha dorëheqjen


Gjykata e Apelit më datë 11 qershor i dha vulën e Partisë Demokratike dhe Rithemelimit, duke rrëzuar ankimin e bërë nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndër të tjera thuhet në vendim se Basha nuk është organi që përfaqëson juridikisht Partinë Demokratike.

“Gjykata e Apelit vlerëson se pavarësisht se dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha nuk është kryer në formën shkresore dhe as ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe i pranuar dhe nga organe të tjera administrative dhe gjyqësore vendimnarrëse në procesin zgjedhor. Sipas vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të KAS të lënë në fuqi me vendimin nr.5 datë 27.03.2023 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, PDSH është përfaqësuar në zgjedhjet vendore të vitit 2023 me nën/kryetar z.Enkelejd Alibeaj, për shkak se është pranuar që kryetari z.Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje në datë 21.03.2022. Nga këto akte provuese, provohet se z.Lulëzim Basha nuk ka qenë organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, në momentin e regjistrimit të ankimit 04.04.2022, pasi është njohur dorëheqja e tij në datë 21.03.2022.

Basha dha dorëheqjen publike më 23 mars të 2022 pas humbjeve në zgjedhjet e pjesshmem, ndërsa mandate i Alibeajt më pas si kryetar i komanduar ka përfunduar.

“Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z.Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qënë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike. Gjykata e apelit vlerëson se z. Alibeaj nuk ka pasur legjitimim procedural në përfaqësimin e ankuesit PDSH në gjykim dhe në paraqitjen dhe nënshkrimin e aktit “Ankim”.”

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Vendimi

Vendimi Rrezimi