Vendosni fjalën kyçe....

Balla inspekton zonën bregdetare të Himarës


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar sot zonën bregdetare të Himarës, ku Policia e Shtetit dhe Policia Italiane janë në patrullim për të siguruar sigurinë e pushuesve.

Gjatë inspektimit, Balla theksoi rëndësinë e respektimit të korridoreve të përcaktuara dhe mbajtjes së largësisë nga perimetrat e sigurisë.

Drejtuesi i policisë lokale njoftoi se në Himarë dhe Dhërmi janë në përdorim dy mjete lundruese dhe shtatë Jet Ski për patrullimin e vijës bregdetare dhe ofrimin e ndihmës kur është e nevojshme.

Ai gjithashtu kërkoi kontroll të vazhdueshëm në lokalet e natës për të monitoruar nivelin e zhurmave dhe muzikës, duke paralajmëruar se do të fillojnë matjet e zhurmës dhe nuk do të tolerohen tejkalimet e normave të lejuara.

“Do të fillojmë të matim zhurmat, dhe përtej normës së lejuar, nuk do të ketë tolerime”, tha Balla.