Përfaqësues të Partisë Demokratike në Shkodër protestuan këtë të hënë kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe ‘Rozafa e re’, një projekt i studio arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi, shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar disa ditë më parë.
‘Nuk është cool, është kulla’, ishte slogani i përdorur në protestën e mbajtur në qendër të qytetit, ku u bashkuan edhe përfaqësues të shoqërisë civile që kundërshtojnë ndërtimin e saj.
Projekti për kullën ‘Rozafa e re’ është konceptuar duke pasur parasysh tre pamje kryesore: Liqenin e Shkodrës, Alpet e Shqipërisë dhe lumenjtë Buna dhe Drin.