Vendosni fjalën kyçe....

Durrës, pasagjeri humbi jetën nga aksidenti me makinë, arrestohet 46-vjeçari


Foto ilistruese

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në fshatin Bilas në Durrës ku ka humbur jetën shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç,

Sipas policisë drejtuesi i mjetit, shtetasi S. L., 46 vjeç i cili më pas është arrestuar, humbi kontrollin e automjetit, ku më pas ka ndërruar jetë 32 vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 48 vjeç, banues në fshatin Xhavzotaj, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.