Vendosni fjalën kyçe....

Braçe ngre zërin për fermerët: Në kulmin e prodhimit të grurit kompanitë që shitën farën e importojnë nga Rusia, a i kontrollon qeveria?


Fermerët janë ngritur në protestë pasi gruri dhe mistri që ata prodhojnë nuk u grumbullohet por po importohet nga jashtë.

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Erjon Braçe ngriti zërin në mbrotje të fermerëve duke i kërkuar qeverisë të kontrollojë kompanitë që në kulmin e prodhimit të grurit dhe misrit në Shqipëri e importojnë atë nga Rusia e Ukraina.

Braçe thotë se këto kompani janë pikërisht ata që u shesin farën e plehun kimik e më pas nuk ua grumbullojnë se thonë se gruri i tyre nuk është për bukë por për pula.

“Një seri anijesh, taman tani në pikun e korrjes së drithërave janë lëshuar në portet tona. Origjina e tyre është Ukraina dhe Rusia. Për Rusinë patjetër na duhet një proces kontrolli se kemi saksione për ca kompani të atyre. Nuk e di ndodh apo jo kontrolli sot. I takon autoriteteve të na thonë nëse kontrollohet verifikohet lista e kompanive që po sjellin drith në Shqipëri.

E dyta kompanitë që importojnë nuk janë të huaj por shqiptare. Dhe ai modeli I tregut që kam folur kohë pas kohe kanë sjellë pasojën që bujqit të kërkojnë mbrojtje për prodhimin e tyre. U shesin farën e grurit, të misrit dhe plehrat kimike. Janë të njëjtë por kur vjen puna për ti grumbulluar nuk ia marrin por shkojnë në Rusi për të importuar drith prej andej. Importojnë me një fletë analize që ka shënim se këto janë treguesit e përbërjes së grurit apo misrit në momentin që është bërë inspektimi dhe jo në atë moment që ka hyrë në portin e Durrësit. E unë sot nuk di tju them nëse AKU I kontrollon ato parametra të atij malli që hyn në portin e Durrësit.

Nëse ky grumbulluesi që i ka shitur farën, i ka shitur plehrat kimike e tani nuk e grumbullon se thotë nuk e ke në parametra por e ke grur për pula e jo grurë për bukë, e grurin për bukë duhet ta marrin në Rusi, patjetër duhet të ti verifikohet gërmë për gërmë, lagështia, rrezja, proteina e cdo gjë tjetër që është e detyrueshme për atë produkt importi.

Kjo natyrisht nuk bëhet nga Kuvendi por qeveria e duhet ta bëjë doemos qeveria. Është e thjeshtë të vendosësh një gjobë. Ashtu sic dua të vlerësoj ministrin që ka tërhequr pas gjobat atje por është e vështirë të bësh punën, e puna duhet bërë” theksoi Braçe.