Enkelejd Alibeaj, një nga deputetët që kundërshton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se po i bllokohet vota 70 % të shqiptarëve që duan listat e hapura.
Deputeti Alibeaj tha se sot që të gjithë jemi në konflikt interesi, pasi po përcaktojnë karrigen e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, me aktin e sotëm është arritur bashkëqeverisja.
“I është dhuruar jo thjesht vota për Kodin Zgjedhor, por i është dhuruar Edi Ramës mandati i 4-t qeverisës, i janë dhuruar së paku 12 mandate në tryezë”, tha Alibeaj.
“SPAK është aty dhe nuk do të jetë vetëm, janë 70 % e shqiptarëve, ka burra e gra, shqiptarë patriotë që nesër do të përballen dhe do i dalin në krah SPAK-ut”, tha Alibeaj.