Vendosni fjalën kyçe....

Flakët ende aktive në Vlorë, kryetari i bashkisë: Zjarri është vendosur nga dora e njeriut


Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit ne fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite vijon ne vendgrumbullim  ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe pune por era e forte ka krijuar përhapjen e tymit.

“Zjarri është vendosur nga dore njeriu, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me pare kemi patur temperatura edhe me te larta dhe nuk kemi pat situate”, tha kryetari i bashkisë.