Dy persona janë plagosur në rrugën Levan-Tepelenë pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga në zonën e njohur si Sheq Musalalaj.
Të plagosur në aksident kanë mbetur 73-vjeçari Arqile Pjetri, banues në Sheq të Madh dhe kunata, Pranvera Bejo.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit për mjekim.