Vendosni fjalën kyçe....

Tajfuni vret 12 njerëz në Kinë, dëme të shumta materiale


Reshjet e dendura të vijueshme nga stuhia tropikale ‘Gaemi’ shkaktuan rrëshqitje dheu që vrau 12 njerëz në Kinën jugore, shkaktoi përmbytje të  befta në verilindje dhe ndërprerje të transportit hekurudhor, njoftuan mediat shtetërore të dielën.

Erërat ciklonike nga ‘Gaemi’, ishin zhdukur të dielën, por shumë pjesë të Kinës mbetën në alarm për rreziqet e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e mëhershëm.

12 njerëz u vranë në rrëshqitjen e dheut pranë qytetit Hengyang në provincën Hunan të dielën në mëngjes, raportoi televizioni shtetëror CCTV. Gjashtë të plagosur arritën të shpëtohen. Autoritetet provincial të Hunan lëshuan një paralajmërim për përmbytje ndërsa shirat e dendur vazhduan deri të dielën.

‘Gaemi’ preku edhe Tajvanin dhe përkeqësoi shirat sezonalë në Filipine, ku ka prekur pothuajse 630,000 njerëz në Fujian, me pothuajse gjysmën e tyre të zhvendosur, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.