Vendosni fjalën kyçe....

17 shoferë të arrestuar e proceduar, mbi 9 mijë gjoba, 86 patenta të bllokuara në Tiranë gjatë javës


17 drejtues mjetesh janë arrestuar ose proceduar penalisht nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtim makine në gjendje të dehur ose ta patentë.

Më shumë se 9200 gjoba janë vënë gjatë javës për shkelje të ndryshme ndërkohë që 86 patenta janë bllokuar nga efektivët.

17 arrestime dhe procedime penale

6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

6 persona për pa leje drejtimi.

2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”

2 persona u proceduan për korrupsion aktiv.

Gjoba

9.207 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,315 në ditë.

129 masa për xhama të zinj.

759 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

471 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

702 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

7 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

571 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

5.247 masa për qëndrim të gabuar.

828 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Bllokime patente

13 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

46 raste për tejkalim shpejtësie.

27 raste të ndryshme

7 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.