Vendosni fjalën kyçe....

Digjet prej katër ditësh vendgrumbullimi i plehrave në Vlorë


Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar gjendjen e zjarreve në vend. 23 vatra janë izoluar dhe shuar plotësisht, ndërsa problematike mbetet gjendja në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë që vijon të digjet prej katër ditësh.

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar i kërkoi policisë të gjejë autorin e zjarrit që sipas tij është vënë nga dora e njeriut.

Vatrat e zjarrit në fshatrat Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë vijojnë ende të jenë aktive por digjen me intensitet të ulët.

Vatër aktive vijon të mbetet ende ajo në fshatin Peraj të Bashkisë Has, që për shkak të erërave të forta kanë kaluar edhe në territorin e bashkisë së Tropojës.