Vendosni fjalën kyçe....

“PS-ja di të rishpikë veten kur e kërkon vendi, të korruptuarit betejë individuale me drejtësinë” – Spiropali


Ministrja Spiropali tha sot se ashtu si është PS-ja sot do jetë qeverisja e vendit nesër.

Teksa ironizoi ato që i quajti horoskopë pë ndryshimet në qeveri, ajo tha se PS-së i duhet të rishpikë veten sa herë e kërkojnë sfidat me të cilat përballet vendi.

Spiropali nuk ka la pa shënjestruar edhe opozitën të cilën e cila tha se është për faqe të zezë.

Ajo ceku edhe zyrtarët e ish-zyrtarët e PS-së që janë paraqitur në SPAK duke thënë se betejën me drejtësinë e kanë individuale.

“Si është PS sot do jetë qeveria nesër. Shumë horoskopë kanë parashikuar sot se kush ikën e kush vjen. PS-ja ka treguar se di të rishpikë veten atëherë kur e kërkon vendi.Gara nuk është me ata qëkemi përballë, që janë për faqe të zezë po me pritshmëritë e publikut, për ndershmëri në raport me qytetin. Ky Kongres është një mundësi e artë për të gjykuar vetveten. Bindja se si do të vijë puna e ka Edi Rama ilaçin e zgjidhjes, është e pasaktë. Sepse një problem i pazgjidhur është një hallkë më shumë që sjell vështrësi për qeverisjen. E kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësisë. Ka një listë të madhe miqsh, zyrtarësh e ish-zyrtarësh që kanë një bast të rëndë me drejtësinë. Beteja e tyre është individuale. Këtë gjë e ndan drejtësia dhe kush ka gabuar duhet të paguajë. Askush nuk mund të linçohet në emër të drejtësisë popullore.” – tha Spiropali.