Vendosni fjalën kyçe....

“Ndjesë për ata deputetë që vijnë sa për foto a për ndonjë hall familjar” – Rama shigjeton të tijtë


Kryeministri Rama ka kritikuar ashpër të tijtë. Gjatë fjalës në Kongres ai tha se u kërkon ndjesë shqiptarëve për deputetët që duken vetëm për foto ose për të kryer ndonjë hall personal e të familjeve të tyre.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi deputetin Vullnet Sina i cili është dalluar në punën e tij si deputet me punën që ka bërë në zonën e tij

“Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua kur shkoj unë, apo që shkojnë në organizatat e partisë për një foto prezence kur bëjnë fushatë anëtarësimesh. Për ata që u del zëri vetëm kur trokasin në zyrat e shtetit për punët e tyre, familjes e tarafit të tyre që nuk kanë bërë minimumin e detyrës për të cilën janë votuar e marrin rrogën shumë më të lartë se pjesa dërrmuese e shqiptarëve. Që flasin në foltore sikur kanë shkuar në Hënë dhe që flasin sikur janë në Hënë. Edhe për ata që bëjnë komentatorin e kolegëve dhe qajnë hallin e karrierës me dashakeqës të kësaj shtëpie dhe ata që gjuajnë nga frëngjitë e disa pocaqive mediatike në drejtim të kësaj familjeje.” – tha Rama.