Vendosni fjalën kyçe....

“Fillimisht u bëra e njohur nga memet, PS-ja e Rama më bindën të kthehesha nga Londra” – Ministrja Muzhaqi


Ministrja Muzhaqi u bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e PS-së.

Ajo tregoi rrugëtimin e saj në PS pasi u kthye nga Anglia ku kishte kryer studimet ndërsa pranoi se fillimisht ishte e bërë e njohur nga memet për shkak të emocioneve.

Muzhaqi pranoi se puna e qeverisjes dhe e Edi Ramës e kishin kthyer në një mbështetëse të zjarrtë të PS-së.

“Kam dashur të besoj te PS-ja që kur isha në gjimnaz. Edhe në vitin 2013 kur vendoa të lija Londrën ku kreva studimet ishin arritjet e PS-së dhe Edi Ramës që më bënë të kthehesha. Erdha sepse ndjeva dhe besova që po niste një kohë e re. Edi Rama dëgjoi qytetarët dhe nuk pranoi çmontimin e armëve kimike në Shqipëri. Pasi nisa punë në administratë dhashë përvojën time dhe u bëra një mbështetëse e zjarrtë e PS-së. U bëra e njohur fillimisht nga memet nga emocionet kur dilja para kamerave. U bëra pjesë e ekipit të PS-së po nuk u zgjodha dot deputete. M’u dha një detyrë dhe më pas nderi i madh, përfshirja në qeveri. Por nuk më mungoi mbështetja e kryeministrit që më tha se do mësohesha me kamerat po duhet të bëja punën.” – tha Muzhaqi.