Ministrja Spiropali zëvendëson Lindita Nikollën në krye të Kuvendit.
“Do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme dhe të posaçme të Kvuendit t’i japim gjithë besimin tinë tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit.” – tha Rama në fund të fjalës së tij.
Zëvendëskryetar Kuvendi pritet të emërohet Bledi Çuçi ndërsa Niko Peleshi do lërë Ministrinë e Mbrojtjes për të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PS-së.
Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu katër ndryshime në qeveri. Taulant Balla largohet si ministër i Brendshëm e vendin e tij e merr Ervin Hoxha. Balla nga ana e tij zëvendëson Spiropalin si ministër Shteti për Parlamentin.
Petrit Malaj është emëruar ministër Financash duke zëvendësuar Ervin Meten, ndërsa Niko Peleshin si ministër Mbrojtjeje e pason Pirro Vëngu..