Vendosni fjalën kyçe....

Rama dorëzon ndryshimet e qeverisë te Presidenti Begaj


Kryeministri Edi Rama u paraqit pak më parë në Presidencë për t’i dorëzuar presidentit Bajram Begaj propozimet për ndryshimet në qeveri.

Sipas burimeve jo zyrtare, pritet që ndryshimet në kabinet të dekretohen brenda ditës së sotme. Nëse kjo ndodh, nesër pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku deputetët do të votojnë emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama.