Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet në qeveri, Teliti: Siç është PS sot, nuk duhet të jetë Shqipëria nesër


Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri të propozuara nga Kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit të Partisë Socialiste. Ai e ka cilësuar situatën aktuale si një shembull të asaj që Shqipëria nuk duhet të jetë nesër.

Teliti ka theksuar se askush në sallë, përveç Kryeministrit, nuk ishte i interesuar për fjalimet e gjata mbi “arritjet shekullore”, por vetëm për atë “minutin” final që përcaktonte fatin politik të secilit. Sipas tij, disa u gëzuan, disa u mërzitën, dhe shumë të tjerë morën frymë lirshëm, duke e kaluar këtë moment.

Ai e ka nisur reagimin e tij duke përmendur se Kongresi filloi me tre orë “vetëlavdërime” për arritjet e qeverisë dhe përfundoi me shkarkimin e tre ministrave më të rëndësishëm të qeverisë së “sukseseve”.

Teliti ka theksuar se ndryshimi është më shumë se kurrë një domosdoshmëri kombëtare, duke kërkuar një ndryshim të thellë dhe të menjëhershëm në mënyrën si qeveriset vendi.

Postimi i plotë:

Sic është PS sot, nuk duhet të jetë Shqipëria nesër!

Askush në atë sallë, përvec Kryeministrit, nuk dinte gjë. Të gjithë nuk ishin të interesuar për fjalimet e gjata mbi “arritjet shekullore”, por për atë “minutin” final ku cdokush merrte vesh për fatin politik që e priste.

Disa u gëzuan, disa u mërzitën, e shumë të tjerë morën frymë lirshëm se ja hodhën edhe kësaj here.

E nisi me 3 orë “vetë”lavdërime” për arritjet e mëdha të qeverisë, e pastaj cfarë bëri? Shkarkoi tre ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së “sukseseve”.

Ndryshimi, sot më shumë se kurrë, është domosdoshmëri kombëtare!