Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë dhe në Izrael


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan rinisi një sulm të ashpër ndaj Izraelit, pasi disa ditë më parë shigjetoi Benjamin Netanyahun duke e quajtur ‘Hitleri i kohës sonë’ dhe ‘kasap’.

Kësaj radhe Erdogan kërcënoi drejtpërdrejt Izraelin në një takim të partisë së tij, madje nuk hezitoi të fliste për ndërhyrje të drejtpërdrejtë si në rastin e Libisë.

Sipas medias turke haberler.com ai iu referua përparimit të Turqisë në industrinë e mbrojtjes dhe tha: Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t’i bëjë këto gjëra në Palestinë.

Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe në Libi, do të bëjmë të njëjtën gjë me ta. Asgjë nuk na pengon ta bëjmë këtë. Thjesht duhet të jemi mjaft të fortë për të ndërmarrë këto hapa.