Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri në Gjykatën e Fierit, kërkon lirim me kusht


Mbahet sot në Gjykatën e Fierit seanca për Fredi Belerin.

Beleri ka mbërritur në ambientet e gjykatës me pranga në duar, ndërkohë që kujtojmë se eurodeputeti ka kërkuar lirinë me kusht.

Fredi Beleri ndodhet pas hekurave qe prej datës 12 Maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash.

Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.