Vendosni fjalën kyçe....

Fitorja e Maduros në zgjedhjet presidenciale në Venezuelë, Borrell thirrje për transparencë


Kreu i diplomacisë europiane, Giuseppe Borrell, bëri thirrje për “transparencë absolute në procesin zgjedhor” në Venezuelë.

“Populli venezuelian votoi për të ardhmen e vendit të tij në mënyrë paqësore dhe në numër të madh.

Vullneti i tij duhet respektuar. Është absolutisht e nevojshme të sigurohet transparencë e plotë e procesit zgjedhor, duke përfshirë numërimin e detajuar të votave dhe aksesin në të dhënat e numërimit në qendrat e votimit”, vuri në dukje Borrell përmes një mesazhi në X.