Vendosni fjalën kyçe....

“Mirel Mërtiri viktimë, e përdorën dhe e syrgjynosën. Rama e Veliaj janë te inceneratori i Tiranës”


Ish.zv. kryeministri Ahmetaj tha mbrëmjen e sotme se gjatë karrierës së tij nuk ka firmosur asnjë tender.

Ndërkohë ai tha se ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku që nga viti 2019 ka bërë 10 miliardë euro tendera, kryebashkiaku Erion Veliaj rreth 5 miliardë euro.

Po kështu Ahmetaj tha se Mirel Mërtiri është përdorur dhe është nxjerrë jashtë loje.

“Unë jam i persekutuar si një familje çifute në Poloni në vitet 1939-1940. Masakër ndaj meje, ndaj familjes sime. Kanë thirrur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar. Nëse nuk ndërroni dëshminë, herës tjetër s’të thërras më si person në dijeni, i kanë kërcënuar. Do të të çoj te vendi i shurrës i ka thënë prokurorja Enkelejda Millonai një qytetari, si oficere e Gestapos. Kjo është drejtësia e re?

Mirel Mërtiri është viktimë, një djalë punëtor, këta e kanë përdorur, e kanë syrgjynosur. Kush e ka bërë Tiranën? Tiranën e bënë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Që nga 2019 janë bërë 10 miliardë euro ka bërë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Erion Veliaj diku te 5-6 miliardë euro, pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia 2-3 miliardë euro. Në të gjitha pozicionet që kam pasur, Arben Ahmetaj zero lekë tendera. Altin Dumani refuzon të hyjë te inceneratori i Tiranës ku gjakderdhja është kolosale. AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.” – tha Ahmetaj.