Ish-zv.kryeministri Ahmetaj ka lëshuar një mesazh të hapur teksa akuzoi SPAK-un dhe qeverinë për zhdukjen e dokumenteve kompromentuese.
Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, ai tha se ka lënë dokumente për koncesionin e sterilizimit të cilat mund të zhduken, ashtu si ajo për Eko Parkun, për të cilën tha se ajo ekziston diku.
“Beqaj, Mediu në gjendje të lirë, Veliaj në gjendje të lirë vijon paguan inceneratorin. Rasti i Krifcës, Plarent Ndrecës, në gjendje të lirë. Çfarë nxitimi kishte Altin Dumani për të nxjerrë urdhërarresti ndaj meje. Ajo letër e Eko Parkut ekziston diku. Le t’i zhdukin letrat e koncesionit të sterilizimit si ato të Eko Parkut, po ajo letër është diku. Unë lidhje me krimin e kriminelë s’kam pasur kurrë. Dhe kjo gjë dihet botërisht. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë 100% të përfshirë në inceneratorin e Tiranës. Dy muaj para se të sekuestrohej inceneratori i Tiranës u pastrua lista. Dëmi i inceneratorit të Tiranës shkon deri në 700 milionë dollarë. Ai është kontrolluar politikisht, publikisht. Ky e lidh blerjen e viletës së Arjolës dhe familjarëve të saj, doni të dini sa qesharake është, si e bën lidhjen ky. Arben Ahmetaj ka nominuar anëtarët e bordit të OSHEE-së dhe Klodian Zoto me një biznesmen që ka shitur shtëpinë ka hyrë në tender të OSHEE-ha dhe aty ka mjaft para edhe për shtëpinë e Hamallajt, shkruhet në dosje. Merreni dhe lexojeni sa qesharake është. Kjo është lidhja që ka bërë Dumani. Anëtarët e bordit të OSHEE-së nuk i emëron ministri i Ekonomisë. Infrastruktura dhe Drejtësia sjellin emrat dhe Ekonomia bën procedurën. Megjithatë, edhe sikur, bordi i OSHEE-së nuk bën tender. Unë s’kam udhëtuar asnjëherë me Lefterin, me Alqin, me Erjolën.” – tha Ahmetaj.