Ish-zv.kryeminstri Ahmetaj akuzoi mbrëmjen e sotme kryeministrin Rama se qëndron pas projektit të Eko Parkut të cilin e ka firmosur personalisht ndërkohë që projekti është fituar nga një grup kompanish inceneratorësh.
Ai tha gjithashtu se ka një video të autoriteteve shqiptare me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal në Dubai.
Ahmetaj tha se kreu i SPAK-ut nuk heton për asnjë nga çështjet dhe abuzimet e shpërdorimet e ministrave të Ramës dhe kryeministrit vetë.
“E di pse nuk është fituar çështja Beçhetti. E ka fituar me SMS kërcënuese nga autoritetet shqiptare. Ku është Altin Dumani që nuk është i shqetësuar për 120 milionë euro që janë humbur në arbitrazh. Arkitektët ndërkombëtarë janë të gjithë të caktuar nga Rama. Eko Parku pse s’e investigon Edi Rama. Deri atë që të shkoj në të sëmës do bëj këtë gjënë mënyrë ligjore. Eko Parkun e ka firmosur vetë Edi Rama dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh ndërkohë që një nga familjarët e Ramës ka qenë e punësur nga një kompani inceratorësh për projektin para se të dilte në tender. Në Dubai ka video të McGonigalit me autoritetet shqiptare në një fabrikë. Kush e ka korruptuar McGonigalin, unë? Tunel i Llogarasë është një aferë korruptive. Një kompani shqiptare e ka fituar dhe ia kanë anuluar pasi janë bërë takime në Ankara. I është dhënë tenderi një kombinimi turk.” – tha Ahmetaj.