Vendosni fjalën kyçe....

“Tuneli i Llogarasë dhe termocentralet anije në Vlorë afera korruptive, ku është Altin Dumani” – Ahmetaj


Arben Ahmetaj tha se te tenderat bëhen të gjitha abuzimet e qeverisë Rama. Ai solli si shembuj tunelin e Llogarasë dhe dy termocentralet anije në Vlorë që duhet të prodhonin energji eletrike.

Ndërkohë që për të gjitha ka dokumente dhe fakte ai tha se SPAK-u nuk heton.

“Për ça shkojnë 80 mijë euro në  ditë, çfarë bëjnë dy anijet agregatë në Vlorë. Ka gjë krizë energjetike? Jo. Pse nuk investigohet? Pse nuk ndërpritet? Pse nuk u zgjidh variant turk.

Top Channel që më sulmon. Karlo Bolino që merr tendera të AKSHI. Merr prona publike.

Tunel i Llogarasë është një aferë korruptive. Një kompani shqiptare e ka fituar dhe ia kanë anuluar pasi janë bërë takime në Ankara. I është dhënë tenderi një kombinimi turk. Drejtoreshë editoriale e Top Channel është Belinda Balluku. Kam njerëz nga brenda që ma kanë konfirmuar. Kam 6 emra që nëse më ndodh gjë janë ata pas kësaj. I kam emrat. Mua duan të më përdorin si kokë turku për inceneratorët. Nuk janë lekët dhe nuk kanë inceneratorë. Ka një strukturë mafioze që përfshin politikë, media, inceneratorë. Pse nuk flet Top Channel për Eko Parkun. Janë paguar nga inceneratorët. Kanë dalë kontratat, ndërkohë që Top Channel dhe Karlo nxitojnë të nxjerrin çdo lajm periferik rreth meje. Drejtësi e kapur, media të kapura.” – tha Ahmetaj.