Vendosni fjalën kyçe....

Avokatja e Fredi Belerit kërkon pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Himarë


Fredi Beleri ka kërkuar nga Gjykata Administrative të pezullojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e datës 4 gusht si ditë të zgjedhjeve të reja në bashkinë e Himarës.

Sot do të mbahet seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Belerit. Avokatja e tij, Klodiana Gjyzari, deklaroi se “Presidenti caktoi një datë pa kaluar afati që Fredi Beleri të ankimonte vendimin e KQZ-së. Ai ka të drejtë të ankimojë deri më 5 gusht në orën 16:00.”

Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për 4 gushtin si datë zgjedhjesh në Himarë është nxjerrë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak, pas dënimit të tij me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.