Është hapur gara për tenderin e ndërtimit të porit të ri tregtar në Porto Romano. Pasi kompania e njohur holandeze RoyalHaskonening ka përfunduar fazën e studimit të fizibilitetit dhe projektimit, fondi limit për ndërtimin e veprës së re do të jetë 392 milionë euro.
Faza e tenderimit do të zgjasë 45 ditë dhe në muajin mars ose prill pritet nënshkrimi i kontratës fituese.
Ndërtimi i portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të përfundojë brenda vitit 2028. Kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore do të jetë 392 milionë euro.