Vendosni fjalën kyçe....

U merrte ryshfet ish-pronarëve për t’i kompensuar, GJKKO dënon me 5 vite burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave


GJKKO ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

 Ai shpallet fajtor nga Gjykata e Posaçme për korrupsion, pasi u mori ryshfet 22 ish-pronarëve për kompensimin e pronave.

Sipas prokurorisë, Kapetani ne kohen qe ka mbajtur postin e specialistit pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, iu premtonte zgjidhje qytetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare.

Sipas SPAK, Kapetani ishte i përfshirë  në të paktën 22 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve, të cilët gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Sipas prokurorisë shumat që u merreshin qytetareve varionin nga 30 mijë ne 300 mijë lekë.

Vetë Kapetani u shpall fajtor për veprat penale “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i Kapetanit u krye në 20 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Po ashtu në hetim janë vënë edhe qytetarët të cilët i dhanë ryshfet, Dylaver Dervishin, Luan Alku, Arben Haxhija, Jovan Zaka, Valbona Bablusha, Ilir Kapedani, Denis Lika, Artur Gashi, Xhoinaldo Voci dhe Gëzim Teta.