Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përpin një banesë, kërkohet evakuimi i banorëve në Shëngjin, në lagjen e Portit depozitë gazi 5 mijë litra (Foto/Video)


Është përkeqësuar gjendja e zjarreve në Shëngjin pasi flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur edhe më shumë duke iu afruar në mënyrë të frikshme banesave dhe bizneseve.

Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve pritet të vijnë në ndihmë kanë ardhur në ndihmë edhe dy aeroplanë nga Italia dhe një helikopter.

Autoritetet kanë kërkuar evakuimin e banorëve ndërsa një banesë është djegur. Më shumë se 40 makina zjarrfikëse po marrin pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu është kërkuar ndihmë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe pritet ardhja e dy aeroplanëve Canadair.

Flakët dhe tymi kanë sjellë vështirësi për banorët e Shëngjinit duke rrezikuar edhe disa hotele ndërsa pas pak mesdite flakët dogjën disa çadra plazhi dhe një lokal në Shëngjin.

Flakët në malin e Shëngjinit kanë rënë që prej 28 korrikut dhe janë riaktivizuar sërish pasditen e djeshme dhe u përhap për shkak të erës.

Në lagjen e Portit të Shëngjinit ndodhet një depozitë prej 5 mijë litrash me gaz dhe për këtë arsye është kërkuar largimi i banorëve të zonës.