Vendosni fjalën kyçe....

Kosova merr medaljen e dytë në Olimpiadën e Parisit


Kosova ka fituar medaljen e dytë në Olimpiadën e Parisit. Xhudistja Laura Fazliu ka marrë medaljen e bronztë pasi mundi kroaten Katarina Krishto.

Fazliu e mori medaljen në kategorinë deri në 63 kg. Medalja është e dyta për Kosovën në Olimpiadën e Parisit. Medaljen e parë për Kosovën e mori të dielën xhudistja Distria Krasniqi, që mori të argjendtën në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Deri tani Kosova ka 5 medalje në tre Olimpiada ku ka marrë pjesë. Më herët kanë marrë medalje të artë Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e Rios në Brazil në vitin 2016, ndërsa në atë të Tokios katër vite më vonë, morën medalje të arta Distria Krasniqi e Nora Gjakova.