Një ditë pas votimit të ministrave të rinj dhe kryetares së re të Kuvendit në Parlament, sot në ambientet e Presidencës do të mbahet ceremonia e betimi të ministrave të rinj të qeverisë Rama.
Seanca e jashtëzakonshme e djeshme në Kuvend nisi me tensione, ku deputetë të opozitës krijuan zhurmë duke goditur tavolinat, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla shpalli pikat e diskutimit.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kërkoi disa herë fjalën për procedurë, por iu përgjigj me përjashtim nga seanca.