Vendosni fjalën kyçe....

Mete i përcjell detyrën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj


Ervin Mete i ka dorëzuar stafetën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, pas betimit që ky i fundit bëri në Presidencë.

Mete shprehu mirënjohje ndaj Kryeministrit për besimin e dhënë dhe falenderoi stafin e Ministrisë për bashkëpunimin dhe arritjet gjatë periudhës së tij.

Ai shprehu besimin se do të vijojë konsolidimi i institucioneve dhe financave publike nën drejtimin e Malajt.

“Duke i përcjellë detyrën Ministrit të ri. Mirënjohës dhe falenderues ndaj Kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë.

Falenderime për stafin e Ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe. Besoj ka qënë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej”, shkruan Mete.