Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po vijon në disa qytete të Shqipërisë
Po ekzekutohen disa urdhërarreste në Tiranë, Elbasan, Durrës të cilat me kërkesë të SPAK janë firmosur nga GJKKO.
Mes të arrestuarve është Zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.
Mësohet se ky operacion është një gërshetim mes operacionit “Plumbi i Artë” dhe zbërthimet nga aplikacioni Sky Ecc.
Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Ndërkohë ndaj Pajtimet Fetahut është firmosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie”.