Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Hoxha rendit prioritetet, reformë në zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit


Ervin Hoxha renditi reformimin e zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit si ndër prioritetet e tij si ministër i Brendshëm..

Në një takim ku merrte pjesë edhe ish-ministri Balla, zv.kryeministrja Balluku dhe zyrtarë të ministrisë, Hoxha renditi shkurtimisht prioritetete tjera.

Ai përmendi reformimin gjithëpërfshirës në zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit, zhvillimin teknologjik për të parandaluar krimet e forcuar sigurinë publikesi dhe përmirësimin e sjelljes dhe etikën e policisë.

“Ligji i ri Policisë së Shtetit do na mundësojë realizimin e një reforme të thellë në një ristrukturim dhe efikasitet për shërbimet e policisë, në kontrollin e territorit”, tha ministri Hoxha.

Ministri i ri ka mbajtur një sërë detyrash në administratë ndërsa emërimi i tij “surprizë” u bë nga kryeministri Rama në Kongresin e PS-së të dielën.